
Whitepaper: Review and Outlook
Nëntor 25, 2025
Kontabiliteti në Kosovë po evoluon dhe bizneset duhet të evoluojnë bashkë me të
Dhjetor 19, 2025Përtej konformitetit
Si po ndikojnë standardet e BE-së, digjitalizimi dhe resurset njerëzore në formimin e ambientit biznesorë në Kosovë për vitin 2026?
Procedurat e fundvitit marrin vëmendjen e shumë ekipeve drejtuese, por dilemat e vërteta për
bizneset e Kosovës
qëndrojnë përpara. Tranzicioni në vitin 2026 pritet të krijojë një
ambient të ri për bizneset në Kosovë, ndikuar prej pritshmërive evropiane, transformimit digjital dhe
problemeve të vazhdushme në strukturat e ekonomisë së Kosovës. Qasja strategjike ndaj këtij
tranzicioni
kërkon më shumë se konformitet - kërkon përgaditje strategjike.
Edhe pse Kosova nuk është shtet antarë i BE-së, ekonomia e saj ka lidhje të forta me tregjet
evropiane. Kompanitë me fokus
të madh në eksport gjejnë veten në një zinxhirë të furnizimit me
ndikim
ndikim të madh nga rregullat e BE-së siq janë Direktiva për Raportimin e Qëndrushmërisë
Korporative (CSRD) dhe Direktiva
për Kujdesin e Detyrueshëm të Qëndrueshmërisë
Korporative (CSDDD). Këto rregullore përkufizojnë pritshmëritë mbi
drejtimin, praktikat fuqisë
punëtore dhe mbikqyrjen e zinxhirit të furnizimit. Bizneset e kosovare
që punojnë me partnerë
në BE vlerësohen vazhdimisht ndaj këtyre standardeve përmes
pyetësorëve, auditimit dhe
kontratave të reja.
Pavarësisht këtyre zhvillimeve, problemet e brendshme vazhdojnë të jenë pengesa për
integrimin e Kosovës në BE.
Ekonomia jo-formale, papunësia, niveli i ulët i pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore, mungesa e
infrastrukturës dhe digjitalizimi i ngadaltë janë disa prej problemeve që po krijojnë pengesa operacionale
ndaj qëllimit të eksportit të shërbimeve dhe
produkteve në tregjet e BE-së. Sidoqoftë,
kjo situatë po krijon edhe mundësi për ato biznese që synojnë të investojnë në modernizimin e Kosovës. Duke
konsideruar përmirësimin e vlerësimit
kreditor sovran dhe rritjen e interesimit në investim, bizneset në Kosovë që kanë
aftësinë të tregojnë drejtim të fortë, dokumentim të strukturuar dhe praktika efikase të fuqisë punëtore do të
jenë në pozicion tërheqës ndaj mundësive për financim dhe partneritet.
Nga elementet që tërheqin investimet e huaja, resurset humane dhe digjitalizimi janë faktorë
kyq.
Kompanitë që trajtojnë zhvillimet në fuqi punëtore si prioritet strategjik, reflektojnë potencial
afatgjatë
për investitorët ndërkombëtarë, ndërsa digjitalizimi amplifikon reputacionin e
kompanive si
biznese me orientim në rritje të efikasitetit operacional. Prandaj, investimi në
resurse humane dhe struktura të digjitalizimit është një
pikë fillestare për një pozicionim
konkurrues. Në vitin 2026, vlerësimi i biznesit do të
konsideroj edhe nivelin në të cilin një biznes
unifikon drejtimin, fuqinë punëtore, sistemet digjitale dhe
konformitetin në një strategji të
biznesit. Kjo kërkon këshillim profesional për të definuar
qëllimet dhe hapat strategjik për të
qenë në hap me standardet e Bashkimit Evropian.
Pjesë e një prej rrjeteve më të mëdha në botë, Baker Tilly Kosovo bashkëpunon me organizata
partnere të Baker Tilly International
për të përkthyer këto sfida në hapa të qartë për
klientët
tanë. Synimet përtej konformitetit kërkojnë interpretimin e rregullave të BE-së, përmirësimin e
kontrolleve të brendshme dhe
zhvillimin e planeve strategjike afatgjate. Kjo kërkon lëvizjen prej pozitës stagnante tani,
në ndërtimin e biznesit me qëndrueshmëri të lartë nesër. Për më shumë informata lidhur me
si bizneset duhet të përgaditen për vitin 2026, klikoni këtu për qasje në publikimin tonë të fundit: Review
and Outlook: Management of Tax Obligations and Strategy for 2026.
SOURCES:
1. EU Corporate Sustainability Reporting Directive (CSRD)
https://finance.ec.europa.eu/capital-markets-union/company-reporting-and-auditing/company-re
porting/corporate-sustainability-reporting_en
2. EU Corporate Sustainability Due Diligence Directive (CSDDD) https://single-market-economy.ec.europa.eu/publications/
corporate-sustainability-due-diligence-directive_en
3. OECD – Global Tax Policy & Updates (2025–2026)
https://www.oecd.org/tax/





