
Kontabiliteti në Kosovë po evoluon dhe bizneset duhet të evoluojnë bashkë me të
Dhjetor 19, 2025Vlerësimi i Pronës
Një prej pasurive tuaja më të rëndësishme është prona. Por a e dini vlerën e saj të vërtetë sot?
Shumë pronarë biznesesh mendojnë se “e dinë përafërsisht” vlerën e pronës së tyre. Në realitet, shumica nuk e dinë. Ata mbështeten te shitjet e fqinjëve apo te ndonjë listë online, derisa u duhet një vlerë e saktë për bankën, auditimin, një negociatë apo ndonjë proces ligjor. Pikërisht atëherë supozimi bëhet problem i shtrenjtë.
Një vlerësim i përditësuar dhe i pranueshëm nga bankat ju jep një pasqyrë reale të pozitës suaj financiare. Jo hamendësim, por një bazë e fortë mbi të cilën mund të merrni vendime.
Prona nuk është thjesht një rresht në bilanc. Ajo ndikon në financim, kapital, detyrime tatimore, plane zgjerimi, marrëdhënie me partnerë, madje edhe në shitjen potenciale të biznesit. Ta neglizhosh është një prej gabimeve më të kushtueshme që mund të bëjë një pronar.

Pse ka rëndësi ta dini vlerën reale?
Kur vlera e pronës është e vjetruar ose e pasaktë, çdo vendim i ndërtuar mbi të bëhet i pasigurt.
Vlera e pronës suaj ndikon drejtpërdrejt në:
-
Fuqinë huamarrëse,sepse bankat i bazojnë vendimet e tyre të huadhënies në vlerësime profesionale, jo në atë çka “beson” që vlenë prona juaj.
-
Fuqinë negociuese, qoftë për shitje, qera apo ristrukturim pronësie.
-
Planifikimin financiar, sepse nuk mund të planifikosh zgjerim ose investim të ri pa e ditur vlerën e asetit që shërben si garanci.
Këto ndodhin çdo ditë, jo në teori.
Bankat nuk pranojnë supozime
Nëse po mendoni rifinancim, zgjerim apo aplikim për kredi, vlera e kolateralit është kritike.
Një vlerësim i pavarur ju ndihmon të:
-
shmangni uljen e shumës së kredisë që banka është në gjendje ta jap,
-
përfitoni norma më të mira interesi,
-
përshpejtoni procesin e aprovimit.
Vlerësimi ua lehtëson punën bankave dhe ua forcon pozicionin juve.
Tregu ndryshon më shpejt se sa kujtoni
Tregu i patundshmërive nuk është statik. Vlerat lëvizin nga normat e interesit, zhvillimet e reja, trendet e lokacionit, ndryshimet e zonimit dhe kostot e ndërtimit. Një numër nga viti 2020 apo 2021 sot është i pavlefshëm.
Prona juaj mund të:
-
ketë fituar vlerë,
-
ketë humbur vlerë për shkak të gjendjes ose vjetërsimit,
-
ketë potencial të pashfrytëzuar për financim.
E vetmja mënyrë për të ditur është matja e saktë.
Tre vite janë shumë në tregun e sotëm
Normat e interesit, infrastruktura e re dhe lëvizjet në treg kanë ndryshuar me shpejtësi të madhe ndërmjet 2022 dhe 2025.
Pyeteni veten:
-
Kur është bërë vlerësimi i fundit i pranuar nga banka?
-
A kanë ndryshuar normat e interesit, kërkesa për qera-marrje, apo a ka pasur ndryshime ose zhvillime lokale që atëherë?
-
A përkon vlera në bilanc me realitetin e tregut sot?
Nëse hezitoni te ndonjë pyetje, atëherë kostoja ka filluar.
Vlerësimi nuk është shpenzim. Është qartësi.
Vlerësimi nuk është vendosja e një çmimi mbi një ndërtesë, por marrja e kontrollit:
-
A ia vlen rifinancimi?
-
A mund të zgjerohem?
-
A është shitja e një pjese të biznesit realiste?
-
A janë pasqyrat financiare të sakta?
-
A jam i përgatitur për ndryshime në partnerë ose për ndonjë mosmarrëveshje?
Pa vlerësim, po lëvizni, por jo të sigurt se ku po shkoni.
Mos i lini asetet më të mëdha në dorë të hamendjes
Shumica e pronarëve presin derisa banka, blerësi ose partneri i shtyn drejt vlerësimit. Në atë pikë, gjërat bëhen më të shtrenjta dhe më stresuese.
Një vlerësim i pronës e largon hamendësimin dhe ju rikthen kontrollin, për rifinancim, zgjerim, shitje ose qetësi mendore.
Pse kompanitë na besojnë ne?
Nëse vlerësimi juaj i fundit profesional është më i vjetër se tre vjet, ose nuk keni bërë kurrë një të tillë, atëherë jeni duke marrë vendime në errësirë. Kohë është për një përditësim të saktë dhe të besueshëm.
Ne në Baker Tilly bëjmë vlerësime të pavarura për çdo qëllim: kredi & rifinancim, shitje, ndarje partnerësh, pasqyra financiare, tatime apo studime tregu.
Kontaktoni sot në e-mailin palush.doda@bakertillyks.com për konsultim rreth vlerësimit të pronës suaj.





