
Përtej konformitetit
Dhjetor 12, 2025
Whitepaper: Consulting or Advisory
Janar 15, 2026Kontabiliteti në Kosovë po evoluon dhe bizneset duhet
të evoluojnë bashkë me të
Nga Taulant Vokshi
Director – Accounting & Tax, Baker Tilly Kosovo
“Hapa biznesin me idenë të jem i pavarur në vendime… kjo zgjati deri në ditën kur e takova kontabilistin.”
Një shaka që e dëgjoj shpesh nga pronarët e bizneseve, por në një mënyrë, kjo është shumë afër realitetit. Jo se bizneset janë të varura nga
kontabilistët por sepse mënyra si funksionon sot tregu, tatimet, teknologjia dhe kontrolli financiar kërkojnë partneritet e jo vetëm regjistrime.
Kontabiliteti nuk është më “regjistrim i shpenzimeve të domosdoshme”. Është mekanizëm strategjik i rritjes.
1. Bizneset po rriten më shpejt sesa proceset e tyre
Shumë kompani rriten me shpejtësi: më shumë shitje, më shumë lokacione, më shumë njerëz, më shumë transaksione. Por proceset shpesh
mbeten si ditën e parë. Kjo sjell mospërputhje, vonesa, pasqyra që nuk tregojnë realitetin dhe perfundimisht vendime të bazuara në “ndjenjë”
jo në shifra. Te Baker Tilly nuk merremi vetëm me regjistrime por me riorganizim të plotë të rrjedhës financiare, duke filluar nga baza.
Sistemi duhet të funksionojë pa panik, pa improvizime dhe pa surpriza. Ne vendosim strukturë, standarde, procese dhe raportime të qarta.
2. Nga kontabiliteti reaktiv… në kontabilitet proaktiv
Dikur kontabiliteti vinte pas biznesit. Sot duhet të ecë paralel me biznesin. Dhe shpesh para tij. Bizneset që presin fundin e muajit për të parë shifrat,
zakonisht marrin vendime të vonuara, dhe kur vendimet vonohen, edhe mundësitë humben. Të dhënat financiare duhet të jenë në kohë reale,
të interpretuara, të qarta dhe të përdorshme menjëherë. Kjo e kthen financën në mjet parashikimi dhe jo vetëm regjistrimi.
3. Teknologjia po e ndryshon mënyrën si punojmë
Softuerët e rinj, automatizimet, paisjet inteligjente, të gjitha po e shndrrojnë dhe po e bëjnë më të lehtë botën financiare. Por teknologjia nuk mjafton.
Ajo duhet të kombinohet me ekspertizë dhe qasje njerëzore sepse përndryshe do të kemi raporte automatike por pa kuptim, shifra të sakta por
pa kontekst, sisteme që ekzistojnë por nuk përdoren.
Në Baker Tilly ne po i ndërtojmë proceset ndryshe: teknologji + ekspertizë + disiplinë.
Kjo është formula që funksionon.
4. Analiza financiare po bëhet armë konkurruese
Në tregun kosovar, konkurrenca nuk është vetëm në çmim. Bizneset që e kuptojnë se cilat produkte janë fitimprurëse, cilat pika të shitjes kërkojnë
optimizim, cilat kosto janë të panevojshme, cilat investime sjellin kthimin më të lartë, janë bizneset që rriten më shpejt dhe gabojnë më pak.
Në terren, kjo qartësi mungon te shumë kompani dhe jo për mungesë të aftësive por sepse askush nuk ua ka ndërtuar procesin. Ky është roli
ynë, te i kthejmë të dhënat në vendime dhe vendimet në rezultate.
5. ATK është bërë shumë më analitike
Kontrollet sot analizojnë logjikën, pajtimet, dokumentimin dhe konsistencën. Shumë gabime nuk vijnë nga mashtrimet,
por nga mungesa e proceseve.
- Kontrata të vjetra që nuk përputhen me mënyrën si punohet sot
- Inventar që ekziston “me fjalë”
- Shpenzime pa arsyetim të plotë
- Proces i dobët dokumentimi
Ne i rregullojmë këto para se të bëhen problem, me argumentim profesional dhe strukturë. Bizneset që janë të strukturuara sot kanë më
pak probleme, më pak stres dhe më shumë siguri. Në fakt, kontrolli tatimor nuk është më rrezik por është test i sistemit dhe ne ndihmojmë
që sistemi të kalojë testin çdo herë.
6. Vendimmarrja moderne kërkon qartësi
Drejtuesit sot kërkojnë më shumë se pasqyra mujore: performancën reale, cash-flow, rentabilitetin e pikave të shitjes, kostot dhe optimizimin
tatimor. Ne sjellim analiza të personalizuara, modele financiare dhe dashboard-e menaxheriale.
- Si punojmë ne te Baker Tilly
- E kuptojmë biznesin nga brenda
- Vendosim standarde të qarta
- Automatizojmë pa humbur kontrollin
- Raportim i qartë dhe komunikim i rregullt
- Reprezentim profesional para ATK
Mesazhi im personal:
Bizneset në Kosovë kanë energji dhe potencial, por u ngecin në organizim financiar. Te Baker Tilly, ne nuk jemi thjesht kontabilistë. Jemi partnerë
që ecim me ju. Sepse edhe pse pronarët hapin biznesin “për të qenë të pavarur”… çdo biznes i suksesshëm ka një partner të fortë në prapaskenë.
Kontabiltieti është një nga asetet më të fuqishme që ka biznesi juaj. Dhe me partneritetin e duhur, zyra e financave nuk ju tregon vetëm çfarë
ka ndodhur, ju tregon çfarë është e mundur.
Taulant Vokshi
Director – Accounting & Tax, Baker Tilly Kosovo





