
2025 Review
June 19, 2020
How accountants can help implement ESG requirements
July 25, 2024Rishikim i vitit 2025
Konformitet, saktësi dhe standard i ri i përgaditjes financiare
Fundi i vitit fiskal 2025 po afrohet, përderisa procedurat e kësaj periudhe kanë pësuar
ndryshime të rëndësishme që prej amandamentimeve ligjore të vitit 2024. Procedurat e reja për
administrimin e tatimeve në Kosovë kanë rritur pritshmëritë nga entitetet rregulluese dhe nga
kreditorët, përderisa dinamika e ekonomisë globale ka transformuar proceset e fundvitit prej një
rutine në një moment të reflektimit të përgjegjësisë. Bizneset në Kosovë përballen me ekspozim
të madh ndaj mundësive; prandaj, një standard i ri i saktësisë është vendosur.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës dhe Bankës Botërore, ekonomia e Kosovës tregon rritje
premtuese me progres stabil - dominuar nga një nivel i lartë i konsumit dhe vlerësimi sovran
kreditor ‘BB’, që reflekton stabilitet financiar të vendit dhe tërheq interes nga investitorët
ndërkombëtarë. Pavarësisht, këto zhvillime kanë krijuar edhe pritshmëri më të larta ndaj
konformitetit dhe saktësisë në paraqitjen e detyrimeve. Entitetet rregulluese në Kosovë presin
më shumë se konformitet nga bizneset; ato kërkojnë saktësi, transparencë, dhe adaptim efikas
të procedurave të reja tatimore.
Amandentimet në Ligjin Nr. 08/L-257 kanë ndryshuar mënyrën se si kompanitë obligohen të
raportojnë detyrimet tatimore. Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka zvogëluar hapsirën për
gabime, me një periudhë më të shkurtë kohore për përmirësime, më shumë ekspozim ndaj
auditimit, ndarje më të struktuar të gjobave dhe periudhë strikte për shqyrtimin e kërkesave për
kthime. Deklarimet financiare pritet të jenë të sakta që prej kur paraqiten, jo pas disa rundeve të
ndryshimeve.
Për shumë kompani, ky presion nga entitetet rregulluese do të ekspozojë probeme eseciale si
vonesat në procedura, dokumentacion që nuk përshtatet me kërkesat tatimore, jo-konsistencë
në procese të brendshme dhe paqartësi në përgjegjësinë e proceseve të fundvitit. Këto
probleme, më parë të injoruara, tani paraqesin rreziqe përballë procedurave të përditësuara të
ATK-së.
Paraqitja e detyrimeve në fund të vitit është më shumë se një afat administrativ; është një
reflektim i efikasistet të drejtimit të biznesit. Kompanitë që me sukses paraqesin detyrime të
sakta dhe në afat duhet të përdorin këtë momentum si mundësi për të forcuar kredibilitetin e
tyre ndaj entiteteve rregulluese, bankave, partnerëve dhe investitorëve potencial.
Prej ndryshimeve të fundit në ligj, Baker Tilly Kosovo është fokusuar që të ndihmoj klientët të
adaptojnë një mendësi të re. Rutina të reja të kontrolleve që identifikojnë problemet herët,
strategji të reja të përputhjes së dokumentacionit dhe strategjitë vjetore për procedurat e
brendshme janë disa prej strategjive të implementuara. Për më shumë informata lidhur me këto
probleme, klikoni këtu për qasje në publikimin tonë të fundit: Rishikim dhe Perspektivë:
Menaxhimi i obligimeve tatimore dhe strategjia për 2026.
Në një ambient ekonomik me shumë ndryshime, të qenurit i përgaditur nuk është vetëm masë
reaktive por një zgjedhje strategjike. Këtë vit, kompanitë duhet të paraqesin detyrimet e tyre me
konfidencë dhe qartësi, duke u pozicionuar si organizata me progres dhe stabilitet në
performancën e tyre financare.
BURIMET:
1. World Bank – Kosovo Country Overview (2024–2025)
https://www.worldbank.org/en/country/kosovo/overview
2. Central Bank of Kosovo – Quarterly Assessment of the Economy
https://bqk-kos.org/stabiliteti-financiar/vleresim-tremujor-i-ekonomise/?lang=en
3. Standard & Poor’s – Kosovo Sovereign Rating “BB” (2024)
https://www.seet-legal.com/kosovo-s-pr/
4. Law No. 08/L-257 – Administrimi i Procedurave Tatimore (2024)
https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=32590
5. Tax Administration of Kosovo – Official Guidelines & Circulars
https://www.atk-ks.org/en/





